Vozitën nën ndikimin e alkoolit, pesë persona gjobiten dhe u ndalohet vozitja

Vozitën nën ndikimin e alkoolit, pesë persona gjobiten dhe u ndalohet vozitja

Pesë persona janë identifikuar nga Policia, pasi të njëjtit kishin vozitur nën ndikimin e alkoolit në autostradën “Arben Xhaferi”, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit të Policisë ata janë gjobitur me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak.

Njoftimi i plotë:

Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë (5) shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

 

Shpërndaje në: