Voziti 193 km/h në rrugën ku shpejtësia lejohej 80 km/h, 300 euro gjobë dhe 3 pikë negative për shoferin

Voziti 193 km/h në rrugën ku shpejtësia lejohej 80 km/h, 300 euro gjobë dhe 3 pikë negative për shoferin

Policia njofton për identifikimin e një qytetari i cili ka vozitur 193 km/h në rrugën ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h.

Ndaj të njëjtit, është shqiptuar gjoba 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motoric.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Shpërndaje në: