Vransira e diell, ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Vransira e diell, ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Fundjava pritet të jetë me vranësira dhe diell, por vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Java do të fillojë me më shumë diell, derisa të martën pritet të rikthehen reshjet e shiut.

Vransirat që kanë përfshi vendin ditën e djeshme, mbeten prezente edhe ditëve të fundjavës, e sa i përket reshjeve, mund të priten në formë të rigave lokale ditën e shtunë.

Java e ardhshme parashihet të dominohet nga mot më të qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave në pjesën e dytë.  Ditën e martë orëve të pasdites edhe po shfaqen mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët vijuese do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

7.05 – Kryesisht me vransira.  Vende-vende paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, me më shumë gjasa herët në mëngjes.

8.05 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale me diell.

9.05 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.

10.05 – Pjesërisht vranët.  Pasdite priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

11.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, e maksimalet ndërmjet 22C e 24C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga veriu e verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta

Shpërndaje në: