Vrasësi i 9 njerëzve kërkonte zhdukjen e plotë të minoriteteve, dhe parashikonte karrierën e Kloppit te Liverpooli

Vrasësi i 9 njerëzve kërkonte zhdukjen e plotë të minoriteteve, dhe parashikonte karrierën e Kloppit te Liverpooli

Një vrasës ka shokuar Gjermaninë. Ai vrau nëntë njerëz në qytetin e Hanaut për shkak të urrejtjes ndaj minoriteteve dhe më pas vrau nënën e tij dhe veten para se të identifikohej në mediat gjermane si Tobias Rathjen, 43 vjeçar.

I lindur në vitin 1977 në Hessian të Frankfurtit, Rathjeni kishte kryer shkollën për nëpunës banke në Frankfurt. Ai më pas kishte marrë diplomë edhe në menaxhimin biznesor në Universitetin e Bayreuthit në pranverën e vitit 2007.

Nuk ka asnjë indikacion se Rathjeni ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë e të organizuar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Në atë që duket të ketë qenë faqja e tij politike, e cila ra nga sistemi brenda pak orësh pas këtij sulmi, Rathjeni kishte shkarkuar një tekst 24 faqësh në të cilën rrëfen jetën e tij, duke pretenduar se mendimet dhe veprimet e tij ishin kontrolluar nga lexues mendjesh që punonin për një agjenci të inteligjencës.

Megjithëse kjo deklaratë nuk tregon në mënyrë eksplicite se ai kishte për qëllim të vriste, ka pasazhe të gjata në të cilat Rathjen shfryen mllefin ndaj minoriteteve etnike në Gjermani, dhe njofton se njerëzit e origjinave të caktuara afrikane, azikatike dhe nga Lindja e Mesme, duhej të “zhdukeshin krejtësisht”.

“Nëse do të kishte një buton që do ta bënte realitet këtë gjë [zhdukjen e plotë të këtyre popujve], unë do ta prekja pa menduar,” – shkruante ai.

Ai mendon se i ka ardhur kjo bindje nga eksperiencat personale në shkollë e në punë, e po ashtu edhe nga leximi i raportimeve gazetareske për luftimet mes gjermanëve dhe “të huajve”.

Ky personazh i çuditshëm po ashtu pretendon se ka qenë njeriu që ka shpikur sloganin “Amerika e Para” dhe se kishte parashikuar atë që do të ndodhte në shumë prej filmave të Hollywoodit, e po ashtu e kishte ditur se çka do të ndodhte edhe me karrierën e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp. /Periskopi

Shpërndaje në: