Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, studentët kosovarë ndezin qirinj para Ambasadës së Shqipërisë

Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, studentët kosovarë ndezin qirinj para Ambasadës së Shqipërisë

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore “SKV” ndezën qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vllasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.

Mateo Vllasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh.

Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë.

“Lëvizja Studentore STUDIM KRITIKË VEPRIM i bashkohet thirrjes “Drejtësi për Mateon” thuhet në një deklaratë të Lëvizjes.

Shpërndaje në: