Vrasja e gruas në Llaushë, reagon Haxhiu: Përgjegjës janë institucionet, urgjentisht të ndërmerren masa

Vrasja e gruas në Llaushë, reagon Haxhiu: Përgjegjës janë institucionet, urgjentisht të ndërmerren masa

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së gruas nga burri në Llaushë të Skenderajt.

Haxhiu tha se për këtë vrasje janë përgjegjës institucionet, e që sipas saj,  përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e viktimës.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, shkroi Haxhiu.

Shpërndaje në: