Vrasja e ish kryetarit të Velipojës: Ky dyshohet se ishte motivi i ngjarjes tragjike

Vrasja e ish kryetarit të Velipojës: Ky dyshohet se ishte motivi i ngjarjes tragjike

Tjetërsimi i pronave në Velipojë dhe konfliktet e të birit janë disa nga pistat që po ndiqen nga hetuesit për ekzekutimin e ish kreut të Komunës Velipojë dhe ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e djeshme.

Pista e tjetërsimit të pronave në Velipojë lidhet me ish detyrën dhe funksionin e tij si kryetar komune. Ndërsa pjesë e hetimit janë edhe konfliktet e mundshme të të birit.

Ekzekutimi është bërë nga një person, i cili është kapur nga një kamera sigurie në zonë duke kaluar mes pallateve, megjithatë për shkaka të errësirës nuk shikohet pamje e tij por vetëm silueta.

Pashko Ujka është qëlluar me një  plumb në shtyllën kurrizore, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën dhe autorin e ngjarjes.

Shpërndaje në: