Vrasja e nxënësit në Gllogjan, reagojnë nga shkolla

Vrasja e nxënësit në Gllogjan, reagojnë nga shkolla

Ledion Hamza ishte në mesin e viktimave nga sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Për vdekjen e tij, kanë shkruar edhe nga shkolla, ku Ledioni ndiqte mësimet.

Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, kanë thënë se është lajm i trishtë vdekja e nxënësit të tyre.

“Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së nxënësit shembullor  të shkollës tonë Ledion Hamza. Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veqanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza ??. Pusho i qetë Ledion ?”, thuhet në reagimin e shkollës.

Shpërndaje në: