Vrasja e zyrtarëve të PDK’së, reagon Muhaxheri

Vrasja e zyrtarëve të PDK’së, reagon Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vrasjes së Astrit Ademajt, kandidat për kryetar të Pejës nga radhët e PDK’së.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Muhaxheri u shpreh i tronditur derisa ngushëlloi të afërmit e të vrarëve.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj”, shkroi Muhaxheri në Facebook.

“Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri.

Raportohet se i vrari i dytë është ish-kandidati i PDK’së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Policia e Kosovës konfirmoi sonte se pas orës 20:00 në Pejë dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.

“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha zëdhënësi i policisë Driton Rugova.

 

 

Shpërndaje në: