Vrasja e zyrtarëve të PDK’së, sot mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin

Vrasja e zyrtarëve të PDK’së, sot mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Pejë, A.A.. 

Kjo seancë mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

A.A, po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.

Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj.

Shpërndaje në: