Vrasja në Gjakovë, mosmarrëveshje e mëhershme

Vrasja në Gjakovë, mosmarrëveshje e mëhershme

Tre persona kanë mbetur në Gjakovë të vrarë nga një mosmarrëveshje e mëparshme. Dy vëllezër, Valon dhe Ilir Islamaj nga fshati Madanaj i Gjakovës, dhe Zef Krasniqi, janë qëlluar për vdekje nga Gjelbrim Gjoshi në Çarshinë e Gjakovës të martën.

Klan Kosova merr vesh, se deri te vrasja ka ardhur nga një konflikt i mëhershëm që palët kishin pasur në restorantin “La Vila” në Shkugëz, në periferi të Gjakovës.

Burime të Klan Kosovës thonë se konflikti kishte nisur për para.

Shpërndaje në: