Vrasja në Pejë, njëri nga viktimat është kandidati i PDK-së për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj

Vrasja në Pejë, njëri nga viktimat është kandidati i PDK-së për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj

Një incident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.

Si pasojë e të shtënave me armë të vrarë mbetën dy persona.

Njëri nga viktimat në këtë rast raportohet të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

Përpos Astrit Ademajt dyshohet se i vrarë sonte mbeti edhe vëllai i tij.

Ndryshe nga Policia e Kosovës nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me rastin duke thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe se janë duke u marrë me detajet shtesë lidhur me rastin

Shpërndaje në: