Vrasje në tentativë në Obiliq

Vrasje në tentativë në Obiliq

Dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, viktima mashkull, ka raportuar në polici se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri, teksa i dyshuari me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe viktima nuk ka pësuar lëndime, njofton policia.

“Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.08.2022-15:58. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër te gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: