Vrau ish-gruan, Elton Metaj e pranon krimin – Gjykata merr vendimin

Vrau ish-gruan, Elton Metaj e pranon krimin – Gjykata merr vendimin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj disa ditë më parë.

Korrespondentja e Panorama.al raporton se gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri ka pranuar krimin e rëndë. I riu është shfaqur i rënduar nga ana psikologjike në sallën e gjyqit. Gjyqtare për këtë çështje ishte Olkeda Liçe, prokurore Eglantina Shehu dhe avokat nga gjykata, Dritan Dema.

Krimi i rëndë ndodhi disa ditë më parë në banesën e prindërve të viktimës, ku e reja ishte kthyer të jetonte bashkë me vajzën e saj të vogël pas divorcit nga 31-vjeçari Elton Metaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas arrestimit ngritën akuzën për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” ndaj Elton Metajt.

31 vjeçari, banues në Peshtan ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

“U QËLLUA PAS SHPINE” Nëna e vajzës mes lotësh tregon momentet e ekzekutimit kur autori shkoi në shtëpinë e tyre në fshatin Zhupan.

Valentina Bengaj deklaron mes lotësh se vajza po hante bukë kur 31- vjeçari Elton Metaj mbërriti i armatosur me armë automatike në banesën e tyre.

Shpërndaje në: