Vrau të dashurin 15-vjeçar, dënohet me 28 vite burg djali i milionerit

Vrau të dashurin 15-vjeçar, dënohet me 28 vite burg djali i milionerit

I biri i një fermeri milioner, mund të qëndrojë minimumi 28 vite pas hekurave për vrasjen e të dashurit 15-vjeçar.

I riu, i identifikuar si Matthew Mason, dyshohet se vrau të miturin, pasi nuk dëshironte që t’i zbulohej tradhtia ndaj të dashurës e të dilte në pah fakti që është biseksual.

Gjatë seancës gjyqësore, u zbulua se Mason, joshi viktimën Alex Rodda dhe e dërgoi në një pyll të largët, duke i premtuar se atje do të kryenin marrëdhënie intime.

Por në të vërtetë, ai e dhunoi për vdekje me një çelës. Ndërkohë është zbardhur dhe deklarata e gjyqtarit të çështjes i cili ka thënë:

“Kjo ishte një vrasje e paramenduar, e planifikuar me kujdes sipas gjykimit tim, e kryer në mënyrë të pamëshirshme, duke treguar ndjeshmëri për viktimën dhe një shpërfillje të pashpirt për familjarët e miqtë”.

Shpërndaje në: