Vriten 31 militantë të ISIS’it në Afganistan

Vriten 31 militantë të ISIS’it në Afganistan

Në Nangarhar të Afganistanit janë vrarë 31 militantë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit thuhet se në një operacion kundër militantëve të organizatës terroriste DAESH në Kot të Nangarharit janë vrarë 31 militantë.

Ministria thotë se ky numër i militantëve është vrarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë operacionet vazhdojnë nga ajri dhe toka.

– Operacionet kundër talebanëve

Nga ana tjetër në operacionet e 24 orëve të fundit kundër talebanëve 8 militantë janë vrarë dhe është sekuestruar një sasi e madhe municionesh.

Në deklaratë është theksuar gjithashtu se si pasojë e sulmeve 2 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën.

Shpërndaje në: