Vriten tetë luftëtarë talibanë

Vriten tetë luftëtarë talibanë

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani, e i dhanë fund luftës në këtë vend, mbërritën raporte se në rajonin e vetëm që nuk kontrollohet prej talibanevë, në Luginën e Panjshirit ku është organizuar rezistenca kundër tyre, kanë nisur luftimet e para.

Reuters thotë se 8 militantë talebanëve mbetën të vrarë në përplasjet me forcat që kundërshtojnë regjimin e tyre. Zëdhënësi i grupit opozitar të pagëzuar si Forcat e Rezistencës Kombëtare, NRF, Fahim Dashti, tha se luftimet e armatosura u zhvilluan në hyrje të luginës. Talebanët kanë sulmuar pozicionet e luftëtarëve të NRF-së atje, por pa sukses.

Milici paraushtarake e ish forca afgane të sigurisë janë grumbulluar ne Panjshir dhe betohen për rezistencë deri në pikën e fundit të gjakut, teksa grupi islamist po kërkon të rrethojë zonën strategjike në malet e Hindu Kushit. Lugina e konsideruar e pamposhtur i ka të kufizuara pikat hyrëse e ofron dhe gjeografikisht, një avantazh të natyrshëm ushtarak. Kjo zonë ka një vlerë të jashtëzakonshëm simbolike në Afganistan pas ii ka rezistuar për më shumë se një shekull pushtuesve.

Shpërndaje në: