Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Një grua shqiptare rreth 60-vjeçe është vrarë me thikë në Itali.

Ajo punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.

Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.

62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

Shpërndaje në: