Vritet një fëmijë palestinez nga forcat izraelite

Vritet një fëmijë palestinez nga forcat izraelite

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës përmes një deklarate me shkrim ka njoftuar se një fëmijë palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një demonstrate kundër vendbanimeve në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se fëmija viktimë u plagos rëndë me një plumb të vërtetë të shtënë nga ushtarët izraelitë teksa palestinezët po protestonin kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu theksohet se fëmija 13-vjeçar u dërgua me urgjencë në Spitalin Qeveritar Rafidia në Nablus, duke shtuar se pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore fëmija ishte “martirizuar”.

Sipas burimeve lokale, palestinezët mbajtën demonstrata sot pasdite për të protestuar kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje rreth Nablusit.

Kreu i Njësisë së Emergjencave në Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Nablus, Ahmad Jibril, për AA tha se ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë ndaj protestuesve palestinezë në Deer al-Hatab të qytetit Nablus.

Shpërndaje në: