Vdes njëri nga të plagosurit te Parku i kryeqytetit

Vdes njëri nga të plagosurit  te Parku i kryeqytetit

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, e ka konfirmuar për Insajderin se njëri nga dy të plagosurit te ‘Parku i Qytetit’ sot në Prishtinë, ka vdekur.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve për ta shpëtuar, Fazliu ka thënë se kjo nuk është arritur.

I vdekuri është i lindur në vitin 1994.

Kurse i plagosuri tjetër A. G., tash për tash, thotë Fazliu, është në sallën e operimit në gjendje shumë të rëndë.

Sipas tij, janë angazhuar i gjithë stafi mjekësor për ta shpëtuar

 

 

———————————————————————————————–

Lajmin për vrasje në afërsi të Parkut të kryeqytetit  e ka përgenjështuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu ka thënë për Express-in se në QKUK janë pranuar dy të plagosur në gjendje të rëndë të cilët menjëherë u janë nështruar ndërhyrjeve kriurgjike, por jeta e tyre vazhdon të jetë në rrezik.

 

———————————————————————————————–

Sapo ka ndodhur një vrasje në afërsi të Parkut të kryeqytetit, bën të ditur Kosovapress.

Dëshmitarët thonë se është qëlluar me armë zjarri një i ri mashkull, nga një distancë prej dy metrash. Policia sapo ka arritur në vend të ngjarjes.

Për detaje shtesë, ju njoftojmë në vazhdimësi.

Shpërndaje në: