Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë afër Skenderajt

Periskopi.com Lajme

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur rreth orës 20:00 në Baks të Skenderajt.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Fexhirije Pllana ka deklaruar  se kanë pranuar një informacion se tre persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Baks të Skenderajt, ku njër nga ta ka vdekur.

Ajo tha se të gjitha njësitet policore ndodhën në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.