Vritet një person në Batllavë

Vritet një person në Batllavë

Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Personit të  dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç,  i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Arma e sekuestruar:

Shpërndaje në: