Vritet një person në Peran të Podujevës

Vritet një person në Peran të Podujevës

Një person ka humbur jetën, pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Borovci.

Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Siç raportojnë mediat lokale, dyshimet janë se vrasja ka ndodhur brenda një familjeje, ku babai ka vrarë djalin.

Shpërndaje në: