Vritet një person në Prishtinë

Vritet një person në Prishtinë

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Prishtinë. Lidhur me rastin një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha Ulaj

Shpërndaje në: