Vritet shkencëtari kryesor i armëve bërthamore i Iranit

Periskopi.com Lajme

Një shkencëtar nuklear iranian i përshkruar si guru-ja i programit bërthamor të Iranit është qëlluar për vdekje në rrugën e një qyteti afër Teheranit.

Mohsen Fakhizadeh-së i ishte zënë prita në qytetin e Absardit, 70 kilometra në lidhje të Teheranit.

Katër sulmues hapën zjarr pasi një dëshmitar dëgjoi një eksplozion, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Përpjekjet për ta shpëtuar Fakhirizadeh-un dështuan, dhe bodigarti i tij po ashtu u plagos.

Ministri i mbrojtjes së këtij vendi konfirmoi vdekjen dhe i quajti sulmuesit “terroristë”.

Ky person ishte identifikuar edhe nga kryeministri izraelit që në vitin 2018 kishte thënë: “Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh,” kishte thënë Netanyahu. /Periskopi

Shpërndaje në: