Vuçiq flet me Ramën për Ballkanin e Hapur: Po vijnë gjëra të mëdha për Serbinë, Shqipërinë e Maqedoninë

Vuçiq flet me Ramën për Ballkanin e Hapur: Po vijnë gjëra të mëdha për Serbinë, Shqipërinë e Maqedoninë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Ballkani i Hapur  është nisma më e mirë për vendet e rajonit.

Deklaratën, Vuçiç e bëri këtë të premte në rrjetet sociale, teksa ka postuar një foto ku po zhvillonte një komunikim online me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Vuçiç, po përgatiten gjëra të mëdha për tre vendet që janë në këtë nismë, Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi presidenti serb.

Ndërsa, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës Ballkani i Hapur, i cili në qershor mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

Shpërndaje në: