Vuçiq njoftoi se nesër do të kërkojë konfirmimin nga Greqia se nuk do ta njohë Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksander Vuçiq gjate një interviste nga Sllovenia ku po merr pjesë në Samitin e BE-s për Ballkanin, theksoi se Serbia është më e gatshmja për në BE nga të gjithë vendet nga Ballkani Perëndimor, por që tani është çështje politike.

“Qytetarët e Serbisë e dinë, ata nuk duan të prishin marrëdhëniet me Rusinë apo Kinën”.

“Unë jam i sigurt se nesër evropianët do të pushtohen nga të gjithë ne dhe grindjet tona. Unë nuk kam pritshmëri të mëdha, por jam i sigurt se do të dërgojmë një mesazh pozitiv”.

Në anën tjetër, Vuçiq njoftoi se nesër do të kërkojë nga kryeministri grek Mitsotakis, konfirmimin se Greqia nuk do ta njohë Kosovën.

“Nesër do të kërkoj konfirmimin nga Mitsotakis se Greqia nuk do ta njohë Kosovën”, tha Vuçiç.