Vuçiq: Asociacioni s’është OJQ, nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin

Vuçiq: Asociacioni s’është OJQ, nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth takimit të 18 gushtit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare, teksa shtoi se nuk shpreson për ndonjë rezultat por për sjellje racionale të Kosovës në takim dhe se po shkon atje për të gjetur zgjidhje.

“Pse kemi negociuar dhe biseduar nëse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës? Pse na intereson çfarë shkruhet në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim? Pra, ne mendojmë se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë – dhe çfarë do të bëjmë tani? Mendoni se duhet të krijojmë një OJQ që ata të kenë të drejtë të shesin çamçakëz dhe të mbledhin goma përpara se të fillojnë mësimet në 1 shtator? Epo nuk mundet”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.

Tutje, presidenti serb pati edhe një mesazh për Quint-in, i cili tha se të shkohet në bisedime dhe të flasin për gjithçka.

“Mund të bësh gjithçka me forcë, por vetëm me forcë. As mos e provoni dhe as mos e ëndërroni për të na detyruar të heqim dorë nga të drejtat tona, të marrim pjesë në shkatërrimin e vendit tonë dhe marrëveshjet e nënshkruara”, është shprehur Vuçiq.

Më herët, Vuçiq reagoi rreth deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ka rrezik për një konflikt të ri midis Kosovës e Serbisë.

Vuçiq tha se është vetë Prishtina ajo që po do që ta sulmojë veriun e Kosovës.

Shpërndaje në: