Vuçiq: Është e pakëndshme të flasësh me Kurtin, por  është më e lehtë për mua

Vuçiq: Është e pakëndshme të flasësh me Kurtin, por  është më e lehtë për mua

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se është e pakëndshme që të flas me kryeministrin Albin Kurtin, por se ishte më e lehtë që me të të fliste në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ai nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, nuk është i interesuar për të. Ai nuk flet. Është e pakëndshme të flasësh me të, por edhe më e lehtë”, tha Vuçiq si i ftuar në Happy TV, raporton Tanjug.

Vuçiq vlerëson se bisedimet me përfaqësuesit e tjerë të Kosovës ishin më ndryshe, ata folën për obligimet që nuk ishin të lehta për t’u përmbushur.

“Sot është më e lehtë për mua, por më e pakëndshme”, shtoi kreu i shtetit serb.

I pyetur se çfarë diskutuan në mënyrë specifike në Bruksel, aitha se bëhej fjalë për tre gjenocidet dhe shtoi se nuk mund ta besonte atë që po dëgjonte nga Kurti, transmeton kk.

Shpërndaje në: