Vuçiq flet pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo-Brijunit, tregon nëse pati tensione

Vuçiq flet pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në procesin e Brdo-Brijunit, tregon nëse pati tensione

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka thënë se nuk pati tensione në samitin e procesit të Brdo-Brijunit.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se presidentët e shteteve ballkanike kishin dallime në qëndrime dhe se sipas tij këto nuk janë tensione.

” Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Ne folëm edhe për 6 pika me theksin se BE-ja duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor nëse mundet në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi të gjithë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92

Shpërndaje në: