Vuçiq i thotë Putinit: Prishtina po bën lëvizje të pabesueshme

Vuçiq i thotë Putinit: Prishtina po bën lëvizje të pabesueshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, u takua sot në Pekin me presidentin rus Vladimir Putin dhe tema kryesore e bisedimeve ishte Kosova.

Siç mëson kurir, Vuçiq  i ka thënë Putinit se nuk i kupton lëvizjet e pabesueshme të Prishtinës’. Raportohet se dy presidentët kanë diskutuar edhe për takimin e ardhshëm në Berlin.

Putin nga ana e tij, i ka thënë Vuçiq se Rusia vëzhgon nga afër situatën në Kosovë dhe se e mbështet Serbinë.

Putin ka shtuar se është i kënaqur me rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe e falënderoi për mikpritjen që iu bë në Beograd.

 

 

Shpërndaje në: