Vuçiq ia prezanton investimin gjigant Mubarakut: Rroftë miqësia e Serbisë me Emiratet Arabe

Vuçiq ia prezanton investimin gjigant Mubarakut: Rroftë miqësia e Serbisë me Emiratet Arabe

“Unë jam i lumtur që miku ynë i dashur Khaldoon Al Mubarak ishte në gjendje ta shihte rezultatin e punës së dy vendeve sot,” tha presidenti serb sot pas takimit që pati me z. Mubarak.

Më tej, ai shtoi se bregut të Beogradit ishte projekt i përbashkët mes Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe [EBA], i rëndësishëm dhe i madh për të dyja kombet.

“Falemnderit që jeni gjithmonë me ne. Dhe kur duhej të ndërtonim, shpëtonim jetë ose forconim sistemin tonë shëndetësor. Rroftë miqësia mes Serbisë dhe Emirateve Arabe,” tha Vuçiq më tej, përcjell Periskopi.

Ky projekt madhor kishte nisur në vitin 2014.

Sidoqoftë, në Beograd ka pasur shumë kritika për projektin për shkak se nuk ka pasur shumë konsultime me banorët. /Periskopi

Shpërndaje në: