Vuçiq kërkon ndihmën e Francës për Kosovën

Vuçiq kërkon ndihmën e Francës për Kosovën

Kosova ka qenë temë diskutimit në takimin e sotëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron në Beograd.

Gjatë konferencës për media pas takimit, kreu i shtetit serb tha se kishte bisedime shumë të sinqerta.

“Falënderoj presidentin Emmanuel Macron për nderin dhe respektin që tregoi për Serbinë dhe qytetarët e saj. Ne vlerësojmë dhe besojmë se me veprimet tona në të ardhmen do të dimë për të shprehur mirënjohjen për Francën. Ne kemi pasur para marrëveshjeve një bisedë të gjatë. Mendoj se pothuajse asnjëherë nuk kemi biseduar kaq gjatë në katër sy dhe me aq sinqeritet sikurse me presidentin Macron”, tha Vuçiq.

Ai ka dhënë detaje edhe rreth temës së bisedimeve që pati me homologun e tij francez, në mesin e të cilave ishte edhe ajo për Kosovën.

“Kam dëgjuar Macron të flasë për çështje të rëndësishme rajonale, theksoi  problemet tona, në radhë të parë zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Biseduam aq gjatë sa nuk ka temë që nuk kemi prekur. Kërkova të na ndihmojë për të adresuar çështjen e krizës së Kosovës. I kam folur edhe për Berlinin dhe Parisin, fola edhe për bashkëpunimin tonë”, tha Vuçiq.

Shpërndaje në: