Vuçiq komenton foton e famshme ku po i sillte një gajbe birrash Sheshelit: Ai s’pinte birra kurrë

Vuçiq komenton foton e famshme ku po i sillte një gajbe birrash Sheshelit: Ai s’pinte birra kurrë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka një të kaluar të lavdishme si politikan duke qenë vartës i disa prej figurave më të errta të politikës serbe. Së fundi, ai ka komentuar një fotografi ku duket duke bartur një gajbe me birra.

Vuçiq thotë se fotoja në fjalë ishte në Komisionin Zgjedhor, dhe se nuk ishte duke bartur birra por kuti me nënshkrime për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Ajo foto është bërë në Komisionin e Zgjedhjeve, dhe nuk jam duke e bartur birra, por një kuti me nënshkrime për pjesëmarrje në zgjedhje. Ata e kanë montuar thuajse si të vërtetë që unë po mbaj birra për Sheshelin dhe e kanë shpërndarë në tërë rajonin. Shesheli nuk ka pirë birrë asnjëherë, por vetëm koka-kollë”, ka deklaruar Vuçiç.

Kjo fotografi tash e më shumë se një dekadë bën bujë në mediat sociale për shkak se Vuçiq ka ndërruar pozicionet e tij politike në vazhdimësi.

Përveç Sheshelit, në dhomë duket edhe Tomislav Nikoliq.

Shpërndaje në: