Vuçiq: Kroacia po do të ndalojë anëtarësimin e Serbisë në BE

Vuçiq: Kroacia po do të ndalojë anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku siç tha ai ka pasur një takim shumë të shkurtër me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Vuçiq ka komentuar edhe shkrimet në mediat kroate pas ngritjes së aktakuzës së parë në Serbi për krime lufte në Kroaci, ku thuhej se Vuçiq ishte “Putini i vogël” dhe se Serbia nuk do të anëtarësohej kurrë në Bashkimin Evropian.

“Ashtu sikurse Kroacia do të ndalojë Finlandën dhe Suedinë të anëtarësohen në NATO, po ashtu do ta ndalojë edhe Serbinë të anëtarësohet në BE”, tha ai, transmeton N1.

Shpërndaje në: