Vuçiq lë të hapur mundësinë e vazhdimit të dialogut në nivel presidentësh

Vuçiq lë të hapur mundësinë e vazhdimit të dialogut në nivel presidentësh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lë mundësinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën në nivel presidentësh.

Ai tha sot në Bruksel se do të duhet një muaj e gjysmë për përgatitjen e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinë, raportoi RTS, transmeton Koha.net.

Vuçiq, i cili sot u takua në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk përjashtohet mundësia që dialogu të vazhdojë në nivel presidentësh.

Presidenti serb citohet të ketë thënë se është e nevojshme që të bisedohet më seriozisht dhe më me guxim rreth marrëdhënieve të ardhshme, raporton RTS pa saktësuar hollësi se në ç’drejtim duhet të manifestohet guximi, transmeton Koha.net.

Shpërndaje në: