Vuçiq me kërcënim: I japim kohë Kosovës për ta ndryshuar vendimin, nëse jo pasojnë masat

Vuçiq me kërcënim: I japim kohë Kosovës për ta ndryshuar vendimin, nëse jo pasojnë masat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të marrë parasysh masat kundër Kosovës në ditët e ardhshme dhe më pas do të dalë me to.

“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe t’i japim kohë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e këqija, nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur Serbinë,” tha Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ne do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të na përgjigjet brenda një muaji nëse Marrëveshja e Brukselit ekziston apo jo, dhe heshtja e tyre do të jetë përgjigja se kjo marrëveshje nuk ekziston,

Kështu tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pasi mblodhi në takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raporton Tanjug.

Në konferencën për shtyp pas takimit ai deklaroi se “ky është një nga kushtet që Serbia të vazhdojë dialogun”.

 

 

Shpërndaje në: