Vuçiq në veri – kritikoi Kosovën, tha Trepça është e Serbisë. Asnjë reagim

Vuçiq në veri – kritikoi Kosovën, tha Trepça është e Serbisë. Asnjë reagim

Kryeministri serb, Aleksandër Vucic ka qëndruar sot në Kosovë.

Ai ka dhënë disa deklarata nga veriu i Kosovës por për asnjë nuk pati ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Vucic tha nga veriu se ‘Trepca dhe Gazivoda janë të Serbisë’.

Madje është tallur sërish me Isa Mustafën duke thënë se ‘nuk ka investuar në veri’.

Nuk dihet se pse iu lejua kjo fushatë elektorale Vucicit në Kosovë, kur dihet se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrja Edita Tahiri, në vazhdimësi ka thënë se nuk do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë.

Shpërndaje në: