Vuçiq pak para referendumit paralajmëron dorëheqjen nga partia

Vuçiq pak para referendumit paralajmëron dorëheqjen nga partia

Presidenti serb  Aleksander Vuçiq, gjatë një emisioni televiziv duke biseduar për largimin nga kreu i partisë së tij SnS, ai ka paralajmëruar dorëheqjen nga partia  në maj apo qershor të këtij viti.

Vuçiç paralajmëroi se do të jenë 4 ose 5 kandidatë për kryetar partie.

Rreth mundësisë së kandidimit të serishëm për president të Serbisë, Vuçiq ka thënë se janë duke e vëzhguar situatën e opozitës, dhe vendimin për garim apo jo do ta arrijnë në muajin shkurt.

“Unë misionin e kam përfunduar. Koha është për njerëz të tjerë” , ka thënë që dëshiron që katër a pesë vite pas shkuarjes së tij që partia SNS të mos fundoset.

 

Shpërndaje në: