Vuçiq: Pala kosovare duan që Serbia ta njohë Kosovën, nuk do të ndodhë kjo

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se pala kosovare po dëshiron që Serbia ta njohë atë, porse kjo nuk do të ndodhë.

Vuçiq ka thënë se situata duhet të kthehet si ishte më 20 shtator e më pas mund të vazhdojnë bisedimet.

Kosova ka vendosur reciprocitet të targave të automjeteve ndaj Serbisë. Shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme të Kosovës, ngjashëm siç bëjnë tash e disa vite shtetasit e Kosovës kur hyjnë në Serbi.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiq, raporton B92.

 

Shpërndaje në: