Vuçiq për bombardimet e NATO-s: U bënë që Serbisë t’ia marrin Kosovën

Vuçiq për bombardimet e NATO-s: U bënë që Serbisë t’ia marrin Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars 1999.

Ai ka thënë se kanë kaluar 24 vjet nga ai vit kur “na grisën pjesët, vranë 79 fëmijë, 2 mijë e  500 njerëz dhe jo vetëm civilë, por edhe ushtarë e policë”.

“Kush jeni ju që vrisni ushtarët dhe policët tanë, që janë në tokën e tyre? Nga e morët të drejtën, kush ju dha këtë të drejtë?”, tha Vuçiq.

Tutje, Vuçiq tha se bombardimet janë nisur për dy arsye, “për të treguar se ndërkombëtarët janë më të fortët dhe për t’ia marrë Serbisë, Kosovën”.

Ai shtoi se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë, teksa theksoi se kur Serbia thotë se cilat janë vijat e kuqe të saj, askush nuk duhet të luajë me të.

“Kur themi se cilat janë vijat tona të kuqe, mos luani me to. Do të merrni përgjigjen e Serbisë krenare, heroike, dinjitoze. Dhe përgjigja jonë është – Serbinë nuk po ia japim dhe askujt nuk do t’ia japim kurrë”, tha Vuçiq,

Shpërndaje në: