Vuçiq: Perëndimi me lehtësi e thotë se Vuçiqi është si Millosheviqi

Vuçiq: Perëndimi me lehtësi e thotë se Vuçiqi është si Millosheviqi

Më 13 shtator, kanecelarja gjermane Angela Merkel, do të vizitojë Serbinë. Kjo vizitë e Merkel, vjen pak ditë pasi Beogradin e vizitoi edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Kam nderin ta pres kancelaren gjermane Angela Merkel më 13 shtator në Serbi“, tha Aleksandër Vuçiqi teksa njoftoi për vizitën e Merkel, përkthen Periskopi.

Vuçiq ka falënderuar Merkelin ‘për respektin që po tregon ndaj Serbisë dhe të ardhmes së vendit’.

“Nuk do ta harrojmë kurrë vitin 2015, çka bëri kancelarja Merkel për Serbinë. Kur Kroacia vendosi sanksione ndaj Serbisë, Merkel na prezantoi neve si partnerin më të madh tregtar atëkohë”, tha Vuçiq.

Ai ka folur edhe për ngjarjet në Malin e Zi, duke thënë se ‘më e lehta për Perëndimin është që të thotë se Vuçiqi është njësoj si Millosheviqi’.

“Mënyra më e lehtë për Perëndimin është të thotë se Vuçiqi është si Millosheviqi. Këto sulme kanë ndodhur vazhdimisht”, ka thënë Vuçiqi./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: