Vuçiq: Policët po e testojnë durimin e serbëve në Veri

Vuçiq: Policët po e testojnë durimin e serbëve në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj aksioneve të Policisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit në veri të Mitrovicës – raporton Periskopi.

Aksionin e Policisë, Vuçiq e ka cilësuar si provokim.

Sipas tij, Policia ka dashur t’i testojë serbë se kush dhe në ç’mënyrë është i gatshëm t’iu rezistojë.

“Dje Policia i ka shqetësuar serbët në veri, me arsyetimin se duan t’i konfiskojnë makineritë që i kanë nëpër bastore”, ka thënë Vuçiq.

President serb thotë se Policia provokoi me qëllim që të shihte se kush dhe në çfarë mënyre do t’i kundërshtonte ata.

Ai shton se pas këtij aksioni, policët do të ndërmerrnin një aksion tjetër nëpër shitore, për të krijuar kështu pasqyrën e qartë rreth vendeve të mundshme të rezistencës në të ardhmen.

Vuçiq ka shkuar aq larg me deklaratat e tij saqë ka thënë se shqiptarët e Kosovës po dëshirojnë ta vrasin çdo dëshirë të gjithë banorëve paqësorë e të dinjitetshëm që të jetojnë në atdheun e vet në Serbi.

Shpërndaje në: