Vuçiq pranon se duhet njohur Kosova

Vuçiq pranon se duhet njohur Kosova

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka pranuar se zgjidhja e vetme në mes Kosovës e Serbisë, është njohja nga kjo e fundit, por që këtë nuk do ta bëjnë.

Ai gjatë debatit në zgjedhjen e qeverisë së re serbe, i ka kthyer përgjigje liderit të LDP-së, përkrahësit të njohjes së Kosovës, Çedomir Jovanoviqit, se ata në Serbi gënjejnë njëri-tjetrin se Kosova është më e çmuara, por individët dinë pak për Kosovën, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka thënë se shumë serbë nuk e kanë idenë se ku ndodhet Drenasi dhe se a jetojnë atje serbë.

Shpërndaje në: