Vuçiq pritet të takojë edhe përfaqësues të Bosnjës dhe Koracisë
Aleksandar Vuçiq tha të hënën në Beograd se Serbia është gati të mbajë një takim trepalësh të përfaqësuesve të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Sipas presidentit serb, ky takim “mund të jetë më i rëndësishmi për vendet tona, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Ky takim, vazhdoi ai, do të çonte në zgjidhje më të rëndësishme dhe më konkrete për çështje të shumta politike, ekonomike dhe sociale.
“Serbia është e gatshme të mbajë këtë takim në çfarëdo niveli – në nivel të presidentëve, dmth. Kryetarit të presidencës së Bosnje Hercegovinës, ose në nivel të qeverive, domethënë të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës,” tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës, Dragan Çoviç.
Vuçiq e përshkroi Bosnje-Hercegovinën si “një nga partnerët më të rëndësishëm politik të Serbisë, pasi marrëdhëniet midis nesh janë çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për një të ardhme të ndryshme dhe më të mirë për qytetarët e të dy vendeve”.
Vuçiq tha se ata gjithashtu diskutuan “përcaktimin e kufirit midis të dy vendeve” dhe vuri në dukje se “janë pajtuar për 373 kilometra”.
Sipas tij, ajo që mbetet është zona rreth hidrocentraleve (HEC-eve) Zvornik dhe Bajina Basta – dmth. 17 hektarë afër Zvornikut të HC dhe pesë afër Bajina Bastës mbeten të diskutueshme.
Vuçiq njoftoi gjithashtu se Serbia të hënën bëri një pagesë prej 500,000 euro për ndërtimin e një kishe ortodokse në qytetin e Mostarit, në Hercegovinë.
“Është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb, por edhe për rindërtimin e vendeve të shenjta serbe,” tha Vuçiq, dhe e falënderoi Çoviçin për sugjerimin që kisha të restaurohej./Periskopi/



