Vuçiq reagon pas deklaratës së Sarrazin se nuk do të lejohet një “Republikë Srpska” në Kosovë

Vuçiq reagon pas deklaratës së Sarrazin se nuk do të lejohet një “Republikë Srpska” në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alekdander Vuçiq, ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin se nuk duhet të lejohet një Republikë Srpska në Kosovë.

“Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë për disa plane, mirë është që ai na e tha këtë publikisht”, ka thënë Vuçiq.

Përndryshe, Manuel Sarrazin, i dërguari special i qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor ka thënë se nuk do të pranojnë që të ketë Republika Srpska në Kosovë.

“Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se skenari më i keq ndonjëherë është i gabuar. Mund të jetë krijimi i një Republika Srpska të re, gjë që nuk është në interesin e askujt. Ne nuk do ta pranojmë një rezultat të tillë. Unë mendoj se shumica e popullit të Kosovës, asnjë politikan i Kosovës nuk do të pranojë këtë gjë”, ka thënë Sarrazin.

Shpërndaje në: