Vuçiq s’e ndal përpjekjen për dëmtim të Kosovës pas deklaratës së papërgjegjshme të Kurtit: “Me çfarë parimi?”

Vuçiq s’e ndal përpjekjen për dëmtim të Kosovës pas deklaratës së papërgjegjshme të Kurtit: “Me çfarë parimi?”

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar përpjekjen për të dëmtuar Kosovën pas deklaratës së kryeministrit tonë Albin Kurti që në mënyrë të papërgjegjshme deklaroi se do të votonte në referendum për bashkim me Shqipërinë.

Në një adresim tjetër, Vuçiq foli për Kosovën, Rusinë dhe tema të tjera duke shprehur ‘habinë’ se si askush në Evropë nuk ka deklaruar për këtë deklaratë.

“Besoni apo jo, askush, asnjë instancë politike në Evropë nuk ka reaguar. Është pyetje e thjeshtë, a i bie se do të heshtni nëse dikush nga këtu (serbi) do të deklarojë se dëshiron të bashkohet me një shtet tjetër. Pyes se me çfarë parimi u lejohet gjithçka shqiptarëve, e serbëve u ndalohet”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për dialogun. Tha se dëshiron takime më të shpeshta dhe arritje të marrëveshjeve për asociacionin dhe rrymën në veri.

“Të arrijmë të paktën një minimum të besimit mes nesh”, shtoi ai.

Shpërndaje në: