Vuçiq: Serbët do të votonin njëjtë si britanikët
Pas Brexit’it, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i sigurt se edhe serbët do të votonin siç kanë votuar britanikët, për të dalë nga BE’ja, por sipas tij, Serbia do të vazhdojë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri serb ka thënë se më e rëndësishmja për Serbinë është që t’i mbetet besnike qëllimeve të veta, stabilitetit dhe prosperitetit.
“Për ne është e rëndësishme, me besimin që na kanë dhënë qytetarët, të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së, të luftojmë për një standard më të mirë dhe të tërheqim investitorë”, ka thënë ai për mediat serbe.
Sipas Vuçiqit, “serbët kanë dëshirë të ndahen në çështje të mëdha” dhe me siguri se do të votonin njëjtë si britanikët.
Ai ka thënë se rezultati i referendumit në Britani është tërmeti më i madh politik që nga rënia e Murit të Berlinit. /Periskopi/



