Vuçiq: Serbët e veriut po respektojnë masat e Qeverisë së Serbisë

Periskopi.com Lajme

Në veri të Kosovës, në qytetet e banuara me shumicë serbe, do të respektohen masat që janë në përputhje me masat e Qeverisë së Serbisë në luftë ndaj COVID-19. Kështu të paktën ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një deklarim publik të martën mbrëma.

Agjencia e lajmeve Tanjug, ka raportuar se “Vuçiq ka thënë se situata në veri të Kosovës është më e vështirë se që ka qenë dhe se autoritetet në veri do të ndërmarrin masa shumë kufizuese, në përputhje me masat e Qeverisë së Serbisë”.

Që më 29 qershor komunat veriore të Kosovës kanë kthyer disa masa të kufizimit. Shtabet e krizës në komunat Mitrovicë veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kishin njoftuar për ndalim të tubimeve në hapësira të jashtme dhe të brendshme si dhe kufizim të punës në objekte hoteliere deri në ora 23:00.

Në Serbi, situata me koronavirus vlerësohet shumë e rëndë. Për Beograd, Vuçiq ka thënë se situata është alarmante. Prej të mërkurës në Beograd ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave, ndërsa prej të premtes deri të hënën do të ketë orë policore.

Shpërndaje në: