Vuçiq: S’ka dialog gjersa në Bruksel është Kurti, ai e sheh vetëm si “njohje reciproke”

Vuçiq: S’ka dialog gjersa në Bruksel është Kurti, ai e sheh vetëm si “njohje reciproke”

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për procesin e dialogut.

Vuçiq tha se Kurti nuk po tregon seriozitet në dialog, dhe përderisa ai të jetë i përfshirë në proces, nuk do të ketë asnjë epilog.

“Nuk ka dialog në Bruksel gjersa Kurti është atje, nuk ka asgjë nga kjo. Sa i përket thirrjes për dialog, unë gjithmonë do të largohem, por ai vendosi që nuk ka dialog dhe asnjë kompromis, sepse dialogun e sheh vetëm si njohje reciproke”, tha presidenti serb.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga SHBA tha se Vuçiq po bën shtyrje të paarsyeshme të dialogut, ndonëse takime me të ishin caktuar më herët.

Shpërndaje në: